Anna Tours Interlines | 8 Marsi erdhi! 8 Marsi erdhi! |


8 Marsi erdhi!

8 Marsi erdhi! Nje Urraa... per Grate, per Nenat, per Zonjat dhe Motrat tona. Super oferte - Struge - Oher 15 Euro. Ejani sebashku te shijojme bukurite e Maqedonise duke perfunduar ne nje dreke festive me muzike dhe hare ne Restorant Hotel " Royal" Ju sigurojme qe do t'ju kushtoje me shume te qendroni ne shtepi keshtu qe nxitoni te beheni pjese e aventures sone. Grup i konfirmuar ( vende te limituara ) Programi: Nisja do te behet ne oren 06:00 nga Tirana ne zyrat tona. Meqenese 8 marsi qellon dite e marte, me miratimin e grupit nisja do te behet me dt 6 mars diten e diel. Gjate rruges nje ndalese rreth 20 min per te pire te gjithe se bashku kafen e mengjesit e duke vazhduar keshtu rrugen drejt pikes kufitare ( kalimi behet me ID Cart ). Pas proceseve doganore vazhdojme rrugen tone drejt Struges ku do te viziojme Drinin e Bardhe , Shetitoren e bukur, ofrohen shume mundesi per te bere Shopping( kenaqesia jone ) gjithashtu dhe foto panoramike qe te ofron natyra e Struges. Me pas kemi dreken festive ku dhe do te kercejme ne " Royal ". Sigurisht nuk do ti drejtohemi Tiranes pa vizituar Liqenin dhe Kalane e Ohrit. Ju mirepresim!