Anna Tours Interlines | PRANVERE NE ATHINE PRANVERE NE ATHINE |


PRANVERE NE ATHINE

Kur te gjithe protestojne ne festojme... 1 Maj ne Athine Bashkohuni udhetimit tone 3 dite + 2 nete ( mengjes + darke e perfshire ) per vetem 111€, nisja me 29 prill dhe kthimi me 2 maj.

Programi: DITA I- me dt 29 Startojme nga zyrat tona ora 15:00 nga Shkodra dhe 17:00 nga Tirana. Pasi behet njohja me pjestaret e grupit do te vazhdojme rrugen duke ndaluar per 30 minuta afer Pocemit ne Fratar, e keshtu shkojme drejt pikes doganore Kakavije ( kalimi me pashaporte). Pas mbarimit te procedurave do te vazhdojme duke pershkruar Janine, Arta
( ku do te ndalojme per disa minuta ) Agrinjo, Patra ( duke kaluar mbi uren e saj fantastike te ndertuar kohet e fundit nga Francezet), Korinth e duke perfunduar rrugetimin ne piken e fundit ATHINE. Mberritja do te behet rreth ores 09:00 te mengjesit, akomodimi ne Hotelin luksoz Achillion Hotel ne qender te Athines ku do te konsumojme mengjesin. Pas nje pushimi ne hotel do te nisim guiden tone neper qytet duke pare: Parlamentin Grek, Sheshin e Sintagmes, Harku i Hadrianit ,Kopeshtin Nacional te Athines, Muzeumin Arkeologjik Kombetar, Psiri ( ku mund te provojme dhe gjirot speciale greke ) duke perfunduar me Portin e Pireut. Kthimi ne hotel dhe konsumimi i darkes. Pas darkes te organizuar mund te shkohet ne ambjente me muzike Greke.

Dita II: Pas mengjesit ne Hotel fillojme me guiden neper qytet duke filluar nga Acropoli ( pagese extra 10€ ) ku gjate vizites do te shohim Stadiumin e Lojerave Olympice te koherave moderne, Tempullin e Zeusit, Teatrin e Dionisit, Pathernon-in, Erektion-in,Plaka e duke perfunduar ne Agora. Kthimi ne Hotel dhe konsumimi i darkes. Pas darke te organizuar mund te shkohet ne ambjente me muzike Greke.

Dita III: Mengjesi ne Hotel dhe aktivitet i lire per shopping deri ne dreke ne menyre qe te keni mundesi te beheni gati per kthimin. Rreth ores 19:30 me oren greke do te behet kthimi per ne Tirane duke pershkruar serisht te njejten itenerar rruge. Per me shume info rreth guides tone nr kontakti 00355674053702, 042222272 Grup i konfirmuar, vende te limituara